Politike

Raporti i Venecias, Balla bën fakt të kryer shkarkimin e Metës: E kuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit në detyrë

11 Tetor 2019, 14:39 Nga DOSJA
Raporti i Venecias, Balla bën fakt të kryer shkarkimin e Metës: E

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit final nga Venecia për Ilir Metën. Në një postim në Facebook, Balla shkruan se Venecia konkudoi se Presidenti Ilir Meta veproi në mungesë të bazes ligjore, kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë dhe në ligjin elektoral.

Po ashtu Balla shton se mirekupton gjendjen e vështirë të Presidentit, e cila kuptohet nga era e rëndë reagimit të tij, pas miratimit të Raportit Perfundimtar.

POSTIMI I BALLËS

Komisioni Europian per Demokraci permes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se:

Presidenti ne detyre Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral.

Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.

Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen.

Eshte kompetence vetem e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra.

Personalisht e mirekuptoj gjendjen e veshtire te Presidentit, e cila kuptohet nga era e rende reagimit te tij, pas miratimit te Raportit Perfundimtar pak me pare.

Në raportin e publikuar sot nga Komisioni i Venecias bëhej me dije se edhe nëse vërtetohet se presidenti Meta mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, sërish nuk mund të flitet për shkarkim. Në opinionin final nuk ishin reflektuar asnjë nga pretendimet që presidenti Meta i shprehu kreut të Komisionit të Venecias përmes një letre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes taulant balla ilir meta ps shkarkon metën raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes taulant balla

Sondazh

Poll