Politike

Venecia vendos për Metën: Dhe nëse ka tejkaluar kompetencat, nuk mund të shkarkohet

11 Tetor 2019, 11:41 Nga DOSJA
Venecia vendos për Metën: Dhe nëse ka tejkaluar kompetencat, nuk

TIRANË- Komisioni i Venecias ka përfunduar hetimin e tij kundër Ilir Metës dhe ka dalë në konkluzionin se shkarkimi i Presidentit nuk mund të justifikohet. Burime bëjnë me dije se Venecia është shprehur se edhe nëse vërtetohet se mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, sërish nuk mund të flasim për shkarkim.

Pavarësisht materialve të dërguara nga palët politike në Shqipëri, Venecia ka qëndruar sërish tek drafti i parë i sja dhe thelbi nuk ka ndryshuar. Burime bëjnë me dije se në opinion final nuk janë reflektuar asnjë nga pretendimet që Presidenti Meta i shprehu kreut të Komisionit të Venecias përmes një letre.

Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit elektoral të autoriteteve lokale, ekspertët e Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikojnë shkarkimin”, thuhet në raport.

Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet. Në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Kuvendi do të konstatonte se Presidenti tejkaloi kufijtë e tij, Komisioni i Venecias vë në pikepyetje nëse kjo ishte me karakter të tillë si të domosdoshëm për të vërtetuar një “shkelje serioze”, shtohet në raport.

Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritjen se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Po ashtu theksojnë dhe mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit përpara gjykatës.

Për më tepër, zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në fajësim, duke marrë parasysh fuqinë e Sesionit Plenar të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet e tjera kushtetuese, siç janë mbajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabilitetin në Vend. Nëse Asambleja do të vendoste në favor të fajësimit, më në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë me shkelje “serioze” që do të justifikonin fajesimin e tij”, vijon raporti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes shkelja e kushtetutes ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes shkelja e kushtetutes

Sondazh

Poll