Politike

Raporti final për Metën, Paloka: Komisioni i Venecias fshikullon Ramën

11 Tetor 2019, 14:25 Nga DOSJA
Raporti final për Metën, Paloka: Komisioni i Venecias fshikullon

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit përfundimtar të Venecias, për Ilir Metën. Në një reagim në Facebook, në emër të PD, Paloka shkruan se maxhoranca kërkoi të përdorte Komisionin e Venecias, për të justifikuar nismën për shkarkim antikushtetues të Presidentit.

Pasi dolen bllof , madje dhe te fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morren raportin qe shpresonin ta perdornin per qellimin e tyre, shpallen me gojen e Balles dhe Spiropalles se “pavarsisht raportit te Komisionit te Venecias” komisioni i Ulsiut do te vazhdoje dhe do zbatoje detyren qe i ka caktuar “lideri” i ketyre te treve”, shkruan ish-deputeti demorkat.

POSTIMI I PLOTË

Sa shpejt ju bie boja nga surrati kllouneve te Rames… Kerkuan te perdornin Komisionin e Venecias si “mashe” qe Rama te mos i fuste duart ne zjarrin qe ka ndezur vete.  Raportin e Venecias kerkonin ta perdornin jo vetem per te justifikuar nismen per shkarkimin antikushtetues te Presidentit por dhe per ti dhene legjitimitet 30 qershorit,  nje procesi qe tanime eshte rrezuar teresisht nga OSBE-ODIHR, te vetmet organizata qe kane kompetencen per te vleresuar proceset zgjedhore.

E sic ndodh rendom kur ne “loje” futet dyshja ne krahet e Rames; Balla dhe Spiropalla, dihet dhe rezultati… Te dy keta duhet te ishin sot ne banken e te akuzuarve per nje sere skandalesh , aferash korruptive e lidhjesh kriminale te faktuara me se nje here. Por nderkohe keta jo vetem perfaqsojne qeverine perpara institucioneve nderkombetare, po vazhdojne te flasin per parime, per drejtesi e  ju shesin moral shqiptareve  nga ekranet e televizioneve. Sigurisht qe Rama di ke te zgjedh per raste te tilla. Dy me te diskretituarit e nje maxhorance te diskretituar teresisht.

E cfare bejne sot? Pasi dolen bllof , madje dhe te fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morren raportin qe shpresonin ta perdornin per qellimin e tyre, shpallen me gojen e Balles dhe Spiropalles se “pavarsisht raportit te Komisionit te Venecias” komisioni i Ulsiut do te vazhdoje dhe do zbatoje detyren qe i ka caktuar “lideri” i ketyre te treve. Po shpejt drejtesia do te rikthehet ne kete vend dhe te gjithe do japin llogari per mekatet e tyre.

Në raportin e publikuar sot nga Komisioni i Venecias bëhej me dije se edhe nëse vërtetohet se presidenti Meta mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, sërish nuk mund të flitet për shkarkim. Në opinionin final nuk ishin reflektuar asnjë nga pretendimet që presidenti Meta i shprehu kreut të Komisionit të Venecias përmes një letre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka ilir meta raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes edi paloka ilir meta raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll