Bota

Ministri i Jashtëm kinez takohet me zëvendësministrin e jashtëm rus në Pekin, asnjë koment për kryengritjen e 'Wagner'

Në një deklaratë për shtyp ministria e Jashtme bën me dije se të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët, por pa dhënë detaje të mëtejshme. 

25 Qershor 2023, 12:30 Nga a.l
Ministri i Jashtëm kinez takohet me zëvendësministrin e
Qin Gang

KINË- Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, zhvilloi sot një takim me zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë, Andrey Rudenko, në Pekin. Në një deklaratë për shtyp ministria e Jashtme bën me dije se të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët, por pa dhënë detaje të mëtejshme. 

Deklarata nuk përmendi në mënyrë specifike kryengritjet e 'Wagnerit' në Rusi dhe në Ukrainë. 

Muajin e kaluar, i dërguari i posaçëm i Pekinit për luftën u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si një ndërmjetës potencial për paqen midis palëve ndërluftuese. Kina është përballur me kritika se nuk ka vepruar për të ndihmuar në përfundimin e luftës së nisur nga Rusia, me të cilën kanë lidhje të ngushta, shkruan CNN. 

Ndërsa Rusia është goditur me sanksione perëndimore që kur pushtoi Ukrainën, tregtia dypalëshe midis Moskës dhe Pekinit arriti në më shumë se 93.8 miliardë dollarë nga janari në maj, një rritje prej 40.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

qin gang

Sondazh

Poll