Bota

Gjenerali britanik: Wagner mund të drejtojë sulmin në Kiev nga Bjellorusia

Lordi Dannatt tha se Rusia mund të përdorë grupin Wagner për të provuar të marrë përsëri Kievin.

25 Qershor 2023, 11:31 Nga a.l

 

Gjenerali britanik: Wagner mund të drejtojë sulmin në Kiev nga
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Gjenerali Lord Richard Dannatt paralajmëron se udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i papritur që mund të vijë nga Yevgeny Prigozhin, pasi tashmë është zhvendosur në Bjellorusi dhe mund të nisë aktivitetin e tij ushtarak në mënyrë të pavarur. 

“Fakti që ai ka shkuar në Bjellorusi është një çështje shqetësuese. Nëse ai ka mbajtur një forcë efektive luftarake rreth tij, atëherë ai paraqet përsëri një kërcënim për krahun ukrainas më afër Kievit”, tha ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Britanike.

Lordi Dannatt tha se Rusia mund të përdorë grupin Wagner për të provuar të marrë përsëri Kievin, shkruajnë mediat e huaja. 

"Pasgoditjet e djeshme do të jehojnë për mjaft kohë. Megjithatë, nuk ka pasur fitues të menjëhershëm nga fiaskoja e djeshme. Putini është padyshim shumë i zvogëluar. Ushtria ruse… është qartë në një rrëmujë”, tha ai.

 Kreu i ushtrisë mercenare ruse, 'Wagner', Yevgeny dhe luftëtarët u larguan nga Rostovi nën duartrokitjet e turmës dhe të shtënave në ajër. Prigozhin e nisi sfidën drejtpërdrejt me Vladimir Putin, duke depërtuar në territorin rus me milicitë e tij pa hasur në asnjë rezistencë. Në mbrëmje, ai njoftoi tërheqjen e tij "për të shmangur një gjakderdhje ruse".

 

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll