Bota

Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë, Prokuroria e Krimeve të rënda inspektim në terren: Nëna u gjet pranë banesës së një fqinji

Nikçi tha se prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë terren ndërsa po monitorohen edhe spitalet. 

25 Qershor 2023, 11:59 Nga a.l
Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë,
Përmbytje në Pejë

KOSOVË- Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka reaguar lidhur me situatën alarmante të përmbytjeve në komunë ku mbrëmjen e djeshme dy persona, nënë e bir humbën jetën tragjikisht, ngjarje e ndodhur në lagjen 'Asllan Çeshme'. 

Nikçi tha se prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë terren ndërsa po monitorohen edhe spitalet. 

“Prokurorja e Krimeve të Rënda mbrëmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu edhe në spital. Për fat të keq, një fëmijë dhe një grua kanë humbur jetën nga përmbytjet”, tha Nikçi. 

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës tha se rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.

Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët. Nënkryetari i Pejës tha se ekipi në terren do të bëjë vlerësimin e dëmeve materiale, sepse raportohet se ka dëme të konsiderueshme. Ai gjithashtu tha se aktualisht situata është e qetë në Komunën e Pejës, por gjendja nëpër rrugë e trotuare është problematike. 

permbytje ne peje

Sondazh

Poll