Bota

Gjysmë i zhveshur dhe me qese në kokë, Sveçla reagon për VIDEON e arrestimit të serbit në Veri: Rasti është në hetim

Gjithashtu, Sveçla thekson se situata e sigurisë në veri vijon të mbetet e brishtë. Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila njofton se Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, ka filluar procedurat disiplinore ndaj zyrtarit policor.

25 Qershor 2023, 11:50 Nga a.l
Gjysmë i zhveshur dhe me qese në kokë, Sveçla reagon
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Në rrjete sociale ka qarkulluar një video e serbit Nenad Orloviç, i arrestuar në veri, i cili shihet i prangosur, me një thes të zi në kokë dhe gjysmë i zhveshur. Lidhur me publikimin e kësaj video ka reaguar Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, i cili njofton se ka ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast. Ministri Sveçla njofton se Zyrtari Policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është shkarkuar nga detyra dhe po vazhdon të hetohet nga IPK-ja

"Çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë. Ky për ne është një parim themelor i cili vlen ndaj të gjithëve dhe pa dallim etnie”, tha ai. 

Gjithashtu, Sveçla thekson se situata e sigurisë në veri vijon të mbetet e brishtë. Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila njofton se Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, ka filluar procedurat disiplinore ndaj zyrtarit policor.

“Në një rast të fundit, ku është shpërndarë një video e një të dyshuari të arrestuar, nën dyshimin se ka shkelje disiplinore në këtë rast nga një zyrtar policor, duke u bazuar në udhëzimin përkatës, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, ka filluar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari policor, i cili me vendim të drejtorit rajonal është suspenduar. Ky rast do të trajtohet bazuar në procedurat policore dhe po ashtu është proceduar për hetim dhe kompetencë të mëtejme në IPK”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PK-së. 

Të premten policia e Kosovës arrestoi serbin, Nenad Orlovic, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri. Ai është arretsuar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. Në pamjet e publikuara shihet momenti i arrestimit.

xhelal sveçla

Sondazh

Poll