Bota

Sulmi në bllokun e pallateve në Kiev/ Shkon në 5 numri i viktimave, vijon kërkimi nën rrënoja

Ekipet e shpëtimit zbuluan dy trupa të tjerë nën rrënojat e një blloku apartamentesh 24-katëshe në lagjen Solomyanskyi të qytetit. 

25 Qershor 2023, 12:27 Nga a.l
Sulmi në bllokun e pallateve në Kiev/ Shkon në 5 numri i
Sulm në bllokun e pallatit në Kiev

UKRAINË- Numri i të vdekurve nga një sulm në një bllok pallatesh në kryeqytetin ukrainas të Kievit mëngjesin e të shtunës është rritur në pesë. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i qytetit, shkruan CNN. 

Ekipet e shpëtimit zbuluan dy trupa të tjerë nën rrënojat e një blloku apartamentesh 24-katëshe në lagjen Solomyanskyi të qytetit. Sipas kryebashkiakut, ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar nëpër rrënojat e ndërtesës shumëkatëshe, e cila u dëmtua nga rënia e mbeturinave të raketave. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll