Bota

Dy viktima nga përmbytjet në Pejë, Abdixhiku: Jam në kontakt me kryetarin e komunës! Po merren masa për të ndihmuar familjet e prekura

Ai gjithashtu bëri të ditur se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, së bashku me organet e tjera lokale po merr masa për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet dhe moti i keq. 

25 Qershor 2023, 11:17 Nga a.l
Dy viktima nga përmbytjet në Pejë, Abdixhiku: Jam në kontakt
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas tragjedisë në Pejë ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë zonën prej mbrëmjes së djeshme. Në një postim në Facebook, Abdixhiku shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës për të neutralizuar situatën. 

“Ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për familjen, për qytetin e Pejës si dhe për të gjithë ne. Prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shpreh ngushëllime familjes Ademaj, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë. Në kohë të vështira si kjo nga fatkeqësitë natyrore të cilat dhe janë të paparishkueshme duhet të jemi solidarë dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai gjithashtu bëri të ditur se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, së bashku me organet e tjera lokale po merr masa për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet dhe moti i keq. 

“Solidariteti dhe  bashkëpunimi janë thelbësore në momente të tilla për të ndihmuar bashkëqytetarët të ngrihen përsëri pas një fatkeqësie tragjike”, ka theksuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa falënderoi të gjitha organet lokale, njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, si dhe të gjithë qytetarët  për angazhimin e tyre për të tejkaluar këtë situatë.

Duke u bërë thirrje institucioneve qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror t'iu dalin në ndihmë të menjëhershme qytetarëve të prekur nga vërshimet, kryetari i LDK-së, Abdixhiku, tha se institucionet duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve në përballje me këtë situatë. 

lumir abdixhiku permbytje ne peje

Sondazh

Poll