Bota

Përmbytjet në Pejë/ Kurti publikon EMRAT e viktimave, nënë e bir: Humbje e madhe për vendin!

Kurti njofton se autoritetet po marrin masa dhe janë në kontakt për të monitoruar situatën e përmbytjeve dhe për të shmangur raste të tjera tragjike. 

25 Qershor 2023, 12:10 Nga a.l
Përmbytjet në Pejë/ Kurti publikon EMRAT e viktimave,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Pejë, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e përmbytjeve. Në emër të Qeverisë, kryeministri ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të cilët janë identifikuar si Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Kurti njofton se autoritetet po marrin masa dhe janë në kontakt për të monitoruar situatën e përmbytjeve dhe për të shmangur raste të tjera tragjike. 

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme.

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

permbytje ne peje

Sondazh

Poll