Bota

Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis shkon në qendrën e votimit me fëmijët e tij: Uroj që procesi të jetë i ngjashëm me të 21 Majit

Duke u larguar nga qendra e votimit, Mitsotakis ka qëndruar për disa minuta për të bërë deklarata para kamerave televizive dhe gjithashtu për t'u fotografuar me fëmijët e tij.

25 Qershor 2023, 10:55 Nga A.B
Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis shkon në qendrën e votimit me
Mitsotakis

GREQI- Mëngjesin e sotëm, Kyriakos Mitsotakis u drejtua në qendrën e votimit me fëmijët e tij. Kryetari i Demokracisë së Re ka votuar së bashku me djalin e tij Konstantinos dhe vajzën e tij Dafne në Shkollën e Mesme të I-rë të Kifisisë, në qendrën e votimit 361.

Duke u larguar nga qendra e votimit, Mitsotakis ka qëndruar për disa minuta për të bërë deklarata para kamerave televizive dhe gjithashtu për t'u fotografuar me fëmijët e tij.

“Sot fjalën e kanë qytetarët dhe Republika. Ne votojmë për herë të dytë që vendi të ketë një qeveri. Qytetarët do ta bëjnë detyrën me maturi. Qytetarët do të votojnë për mirëqenien e tyre personale, për të mirën e tyre, për të mirën e familjes së tyre. Ata do të votojnë për një atdhe që do të ofrojë kushte prosperiteti dhe barazie sociale për të gjithë grekët. Uroj që një votë e mirë dhe pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor të jetë e ngjashme me atë të 21 majit”-, ishin deklaratat e Kyriakos Mitsotakis.

zgjedhje ne greqi 2023

Sondazh

Poll