Bota

Largimi i grupit 'Wagner'- Si është gjendja në qytetin e Rostovit?

Qetësia mbizotëroi sot në qytetin e Rostovit pas largimit të kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin

25 Qershor 2023, 10:59 Nga A.B
Largimi i grupit 'Wagner'- Si është gjendja në qytetin
Ushtaret

RUSI- Selia e komandës së Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë në Rostov ishte e qetë sot dhe trafiku ishte rikthyer në rrugët e saj, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA. Kjo është gjendja pasi shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mercenarët e tij u larguan nga qyteti.

Në një video të postuar nga agjencia në aplikacionin e mesazheve Telegram, për të cilën thuhet se është marrë në qytet, një burrë shihet duke fshirë në një rrugë dhe makina që lëvizin në një tjetër. 

Të shtunën mbrëma, Prigozhin, kreu i organizatës mercenare ruse Wagner u pa duke u larguar nga selia e përgjithshme e ushtrisë ruse në Rostov, pas përfundimit të rebelimit të Wagnerit./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll