Politike

Venecia publikon raportin final për Metën: Nuk mund të flasim për shkarkim. Rama: U konfirmua qëndrimi ynë

11 Tetor 2019, 07:49 Nga DOSJA
Venecia publikon raportin final për Metën: Nuk mund të flasim

TIRANË- Komisioni i Venecias ka dhënë sot vendimin përfundimtar për hetimin ndaj Presidentit Ilir Meta, ku u shpreh se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet lokale, por nuk mund të shkarkohet.

Në tryezën e sotme nuk është i pranishëm Presidenti Ilir Meta. Ai dërguar në këtë mbledhje 3 këshilltarët e tij, Bledar Dervishaj, Arben Cici dhe Ilda Zhulali. Ndërsa nga përfaqësuesit e mazhorancës është i pranishëm Taulant Balla. Balla deklaroi i prerë se Meta ka shkelur Kushtetutën dhe se për këtë çështje draft-opinioni është tashmë i plotë. 

Venecia ndërkohë pasi ka dëgjuar palët ka deklaruar vendimin e saj përfundimtar dhe shprehet se “Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet”. 

Më 27 shtator u publikua raporti paraprak i Komisionit të Venecias. Në një raportin 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por  theksohej se nuk mund të shkarkohet.

(J.V/ A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i venecias presidenti ilir meta raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes komisioni i venecias presidenti ilir meta raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll