Politike

Dogjën mandatet/ S’ka më privilegje për opozitën, pas rrogave e dietave për udhëtime s’ka më parkim falas

2 Mars 2019, 13:12 Nga DOSJA
Dogjën mandatet/ S’ka më privilegje për opozitën, pas

TIRANË- Një javë pasi opozita vendosi të digjte mandatet dhe të linte parlamentin, duket se janë marrë të gjitha masat që efektet e largimit të nisin sa më shpejt.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përveç ndërprerjes së rrogave, dietave për udhëtimet, pagesat e faturave të telefonit me kontratë dhe të tjera benefite ekstra, deputetët e opozitës nuk do të lejohen më që të parkojnë para Kuvendit.

Më herët, deputetët e opozitës mund të parkonin para Kuvendit me makinat e tyre private pasi target e tyre njiheshin nga Administrata e Parlamentit, por tani jo më.
Duket se ‘lufta e nervave’ ka nisur dhe të dyja palët nuk po lëshojnë litar.

Ky vendim  vjen pas hapit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet. Opozita dogji mandatet dhe vendi ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Ky opsion është përjashtuar nga kryeministri Edi Rama.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e opozites djegia e mandateve te opozites parkimi tek kuvendi deputetet e opozites djegia e mandateve te opozites parkimi tek kuvendi

Sondazh

Poll