Aktualitet

Zgjedhjet në KMSH/ Bujar Spahiu: Do luftojmë ekstremizmin. Ylli Gurra: Institucioni u kap nga Gylenistët

  • Spahiu flet si kreu i KMSH-së: Do luftojmë ekstremizmin
  • Bruçaj flet pas tërheqjes nga gara për kreun e KMSH-së: Ka më të mirë se unë
  • Balla ndërhynë në garën për kreun e KMSH-së, lobon për Ylli Gurrën
  • Profil/ Kush është Bujar Spahiu, kreu i ri i KMSH-së
  • Komiteti Mysliman Shqiptar ka zgjedhur sot kreun e ri të saj. Fitues në këtë garë ishte Bujar Spahiu, i cili do të ketë një mandate 5-vjeçarë. Në garë ishte dhe myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës. Spahiu arriti që të merrte 59 vota. Gara është shoqëruar me tensione, pasi ka pasur dhe ndërhyrje nga politika dhe presione ndaj kandidatëve.
    Featured image of article: Zgjedhjet në KMSH/ Bujar Spahiu: Do luftojmë ekstremizmin. Ylli Gurra: Institucioni u kap nga Gylenistët Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe poshtë Medreseja e Tiranës
    Përditësuar:

    TIRANË- Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka përfunduar zgjedhjet  për kreun e ri të saj, dhe në garë ishin 3 kandidatë, pas tërheqjes ditën e sotme të Islam Hoxhës, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH dhe Skënder Bruçajt, kreut aktual të KMSH. Bruçaj në një deklaratë të tijën u shpreh se kjo zgjedhje ka ardhur për t’u lënë hapësirë të rinjve, por mësohet se ai ka pasur kërcënime nga Erdogan dhe Rama.  

    Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar mbetën: Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës. Të drejtë vote për zgjedhjen e KMSH kanë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë do të zgjedhin kryetarin për një mandat 5-vjeçar. 

    Burime nga KMSH bëjnë me dije se ka pasur ndërhyrje nga politika në këto zgjedhje, dhe u janë bërë shantazh kandatëve. Edhe dy ish-deputetë demorkatë, Genc Pollo dhe Evrin Salianji kanë  reaguar për zgjedgjet e KMSH, ku janë shprehur se Rama po tenton t’i manipuloj ato.

    Zhvillimet orë pas ore për zgjedhjet në KMSH



    Ora 14:54 Kush është Bujar Spahiu, kreu i ri i KMSH-së

    Bujar Spahiu ka lindur më 26 shkurt 1976 në Kukës. Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në Shkollën “Lidhja e Prizrenit në Kolesjan, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë drejt Turqisë në vitin 1992.

    Ora 14: 20 Gurra konteston garën: KMSH-ja u kap nga Gylenistët

    Myfiu i Tiranës, Ylli Gurra, që ishte dhe në garë dhe për kreun e KMSH-së, ka folur në përfundim të garës, ku doli humbës duke e quajtur një farsë dhe zgjedhjen e Bujar Spahiut një kapje të institucionit.

    Ora 14:00 Spahiu: Do jemi pararojë në luftën ndaj ekstremizmit

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kreu i ri i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, menjëherë pas fitores ka mbajtur një fjalë në të cilën ka treguar se  gjatë kohës që ai do të jetë në këtë detyrtë do të ruajë balancat. Po ashtu ai u shpreh se “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë në pararojë të luftës kundër çdo lloj ekstremizmi, Ne si myslimanë jemi përgjegjës përpara Zotit për përhapjen e paqes dhe dashurisë jo vetëm midis besimtarëve tanë, por për përçimin e paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore”.

    Ora 13:24 Spahiu zgjidhet kreu i ri i KMSH-së

    Komuniteti Myslim Shqiptar zgjedhur kreun e saj të ri, i cili do të ketë një mandate 5-vjeçar. Bujar Spahiu ësthë zfjehdur që në raundin e parë pasi ka marrë  59 vota, të velshme për t’i dhënë një mandat 5-vjaçar në krye të KMSH-së.

    Ora 12:30 Balla lobon në Elbasan për Ylli Gurrën

    Burime brenda komunitetit mysliman thonë që Taulant Balla dhe Flamur Golemi, deputet i Gjirokastrës kanë kërcënuar kandidatët. Po i njëjti burim deklaron se Armand Islami, myfti i Tiranës është shantazhuar nga Falmur Golemi për garën e tij në KMSH.

    Ora 11:00 Bruçaj tregon arsyet e tërheqjes nga gara

    Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për një mandat të dytë. Si arsye për tërheqjen e tij Bruçaj mësohet të ketë pasur presionet nga Erdoganit dhe kryeministri Rama për të vendosur në krye të KMSH një person të afërt me liderin turk, ndërsa vet ai ka thënë se ka qenë vendim i tij personal, pasi “ka të tjerë më të mirë për këtë detyrë”. 

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment