Bota

Situata në Rusi, Putin bisedon me Lukashenkon

Putin telefonoi presidentin e Bjellorusisë në mëngjes dhe gjatë bisedës telefonike, Vladimir Putin e informoi Aleksandër Lukashenkon për situatën në Rusi.

24 Qershor 2023, 15:49 Nga k.m.
Situata në Rusi, Putin bisedon me Lukashenkon
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

MINSK- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Putin telefonoi presidentin e Bjellorusisë në mëngjes dhe gjatë bisedës telefonike, Vladimir Putin e informoi Aleksandër Lukashenkon për situatën në Rusi.

Çfarë po ndodh në Rusi?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

aleksandër lukashenko vladimir putin lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll