Bota

Ukraina: Kryengritja e Wagner-it shënon fillimin e luftës civile në Rusi

Podolyak u shpreh se kjo ngjarje ka intensifikuar ndarjet e brendshme midis Moskës dhe paraushtarakëve.

24 Qershor 2023, 14:32 Nga f.i
Ukraina: Kryengritja e Wagner-it shënon fillimin e luftës civile
foto ilustruese

RUSI- Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kryengritja e Wagner-it shënon fillimin e luftës civile në Rusi, raporton The guardian.

Podolyak u shpreh se kjo ngjarje ka intensifikuar ndarjet e brendshme midis Moskës dhe paraushtarakëve dhe 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë situatën e re në Rusi.

“Fillimi i kundërofensive ukrainase më në fund destabilizoi elitat ruse, duke intensifikuar ndarjen e brendshme që lindi pas disfatës në Ukrainë. Sot ne në fakt jemi dëshmitarë të fillimit të një lufte civile”, -theksoi ai.

Çfarë po ndodh në Rusi

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll