Bota

Ministrat e Jashtëm të BE do diskutojnë të hënën me Borrell për situatën në Rusi

Borrell theksoi se mbështetja për Ukrainën vazhdon që të jetë e pandërprerë. 

24 Qershor 2023, 15:34 Nga k.m.
Ministrat e Jashtëm të BE do diskutojnë të hënën
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka reaguar gjithashtu për situatën në Rusi. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Borrell ka bërë me dije se ka zhvilluar biseda telefonike me kryediplomatët e vendevë që janë pjesë në G7 dhe po koordinohet me ta për t'ju përgjigjur situatës së krijuar në Rusi. Megjithatë, Borrell theksoi se mbështetja për Ukrainën vazhdon që të jetë e pandërprerë. 

"Kam pasur një telefonatë me ministrat e jashtëm të G7 për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën në Rusi. Përpara Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të së hënës, unë jam duke koordinuar brenda Bashkimit Evropian dhe kam aktivizuar përgjigjen ndaj krizës. Mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon e pandërprerë", ka shkruar në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Çfarë po ndodh në Rusi?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll