Bota

Moska mbushet me policë, reagojnë qytetarët: Kemi frikë

Për Reuters, qytetarë të shumtë kanë deklaruar se kjo situatë është shqetësuese për ata dhe për familjen e tyre. 

24 Qershor 2023, 15:37 Nga I.A
Moska mbushet me policë, reagojnë qytetarët: Kemi frikë
Tanke

RUSI- Kryengritja e grupit Wagner në Rusi ka sjell dhe reagim te qytetarët. Për Reuters, qytetarë të shumtë kanë deklaruar se kjo situatë është shqetësuese për ata dhe për familjen e tyre. 

“Pavarësisht situatës forcat e policisë po punojnë normalisht. Ata po përpiqen të mbrojnë njerëzit tanë. Është e frikshme të mendosh se çfarë mund të ndodhë në pak kohë. Është shqetësuese jo vetëm për veten, por edhe të afërmit tanë,” thanë qytetarët.

Por teksa disa ishin të shqetësuar të tjerë qytetarë shprehen se kanë besim tek autoritetey ruse.

“Mendoj që është një lloj provokimi. Nuk më frikëson aspak si situatë. Kam besim tek presidenti ynë dhe tek njerëzit,” thanë ata.

Çfarë po ndodh në Rusi ?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll