Bota

Tensionet në Rusi! Zjarr në një depo nafte në Voronezhi, guvernatori i rajonit: Po punojnë 100 zjarrfikës

24 Qershor 2023, 14:19 Nga f.i
Tensionet në Rusi! Zjarr në një depo nafte në Voronezhi,
foto ilustruese

RUSI- Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr në një depo nafte në qytetin rus të Voronezh. Guvernatori i rajonit tha të shtunën se shërbimet e urgjencës po përpiqeshin të shuanin zjarrin në një depo nafte, si paojë e përplasjeve të mercenarëve të Wagner me ushtrinë ruse, raporton The guardian.

"Më shumë se 100 zjarrfikës dhe 30 njësi pajisjesh po punonin në vend,"- tha guvernatori Alexander Gusev në Telegram.

Çfarë po ndodh në Rusi

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll