Bota

VIDEO- Shpërthim në Voronezh! Grupi Wagner pretendon se ka rrëzuar një avion ushtarak rus

Helikopterët e ushtrisë ruse kanë hapur zjarr ndaj një autokolone ushtarake Wagner në autostradën M4 jashtë qytetit jugor të Voronezh.

24 Qershor 2023, 13:24 Nga f.i
VIDEO- Shpërthim në Voronezh! Grupi Wagner pretendon se ka
avion

RUSI- Pasi grupi mercenar Wagner pushtoi Rostov-on-Don, ka patur përplasje me ushtrinë ruse në rajonin e Voronezh. The guardian raporton se helikopterët e ushtrisë ruse kanë hapur zjarr ndaj një autokolone ushtarake Wagner në autostradën M4 jashtë qytetit jugor të Voronezh.

Në rrjet po qarkullon një video, ku pretendohet se tregojnë sulmet e forcave ajrore ruse në autokolonën e Wagner që shkon drejt Moskës.

"Një nga autokolonat e PMC Wagner u sulmua në rajonin e Voronezh. Aviacioni gjithashtu funksionon" - shkruan Wagner Group në Telegram. Gjithashtu në kanalin Telegram të grupit mercenar Wagner u publikua lajmi se një helikopter i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua në qytetin e Voronezh.

Çfarë po ndodh në Rusi

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll