Bota

Aksioni i policisë së Kosovës në Zveçan, Sveçla: Makina pronë e shoqatës “Hekurudhat e Serbisë”

Sveçla ka deklaruar se armatimi që u zbulua në Veri në një veturë, dyshohet se është vetëm një pjesë që ka hyrë së fundi në Kosovë duke bërë të ditur se shumë shpejt do të zbulohet edhe pjesa tjetër.

24 Qershor 2023, 12:48 Nga f.i
Aksioni i policisë së Kosovës në Zveçan,
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se institucionet shtetërore të sigurisë kanë zbuluar se vetura në të cilën të premten u gjet sasi e madhe e armatimeve është pronë Shoqërisë Aksionare “Hekurudhat e Serbisë”.

“I gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Tashmë Policia ka edhe informatat e para mbi personat të cilët kanë qenë të përfshirë në sjellje në vendosje por edhe potencialisht në realizimin e akteve terroriste. Këto armë janë jashtëzakonisht të rrezikshme qoftë për personelin e Policisë por edhe për gjithë qytetarët”, ka deklaruar Sveçla në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, RTK.

Sveçla ka deklaruar se armatimi që u zbulua në Veri në një veturë, dyshohet se është vetëm një pjesë që ka hyrë së fundi në Kosovë duke bërë të ditur se shumë shpejt do të zbulohet edhe pjesa tjetër. Sipas tij automjeti ishte ndaluar rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit dhe ishte e mbushur me armatim me qëllim të realizimit të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll