Sport

Interi fiton ‘derbin’ me Milanin, ja përforcimi i parë për Inzaghin: Thuram tha “Po”

Sulmuesi francez, kontrata e të cilit me Borussia Mönchengladbach është afër skadimit, ka pranuar ofertën e ‘zikaltërve’.

24 Qershor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Interi fiton ‘derbin’ me Milanin, ja përforcimi i parë

ITALI - Nënshkrimi i kontratës ende mungon, por tashmë nuk ka më dyshime: Marcus Thuram do të jetë lojtar i ri i Interit dhe në skuadrën e Inzaghit do të zërë vendin e Edin Dzekos, i cili u transferua te Fenerbahçe. 

Një objektiv i vjetër i sesioneve të fundit të merkatos së transfertave, Interi arriti të rivendoste marrëdhëniet, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me rrethin e lojtarit dhe duke arritur t'i vinte ‘shigjetën’ Milanit që priste një përgjigje nga ish-lojtari i Borussia Mönchengladbach deri të shtunën. 

Lojtari do të paguhet nga 6 deri në 6.5 milionë në sezon, si dhe një bonus nënshkrimi (ai i kishte kërkuar Leipzigut 10 milionë). Mungon ende i gjithë komponenti burokratik, por pas përfundimit të procesit marrëveshja do të zyrtarizohet. Thuram theu hezitimin e tij dhe zgjodhi të vishte fanelën ‘zikaltër’. 

Nga ana tjetër, Interi ishte në gjendje të bënte lëvizjen vendimtare dhe të kalonte Milanin falë shitjes së Dzekos, që i lejoi klubit të kursente 6.5 milionë euro neto. Përveç kësaj, Thuram do të arrijë duke përdorur ‘Dekretin e Rritjes’ dhe për këtë arsye klubi do të paguajë më pak taksa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll