Sport

Zbulimi tronditës, i pa ditur më parë: “Nëna Dolores donte të abortonte, kur ishte shtatzënë me Cristiano Ronaldon”...

Cristiano Ronaldo (38 vjeç) së fundmi hyri në ‘Librin e Rekordeve’ pasi u bë i vetmi futbollist që ka arritur në 200 ndeshje të luajtura për kombëtaren.

23 Qershor 2023, 19:47 Nga DOSJA

Zbulimi tronditës, i pa ditur më parë: “Nëna Dolores

PORTUGALI - Superylli portugez arriti këtë moment mbresëlënës në ndeshjen kundër Islandës, ku shënoi edhe golin e fitores, 1-0. Me rastin e këtij momenti, njëra nga motrat e Cristiano Ronaldos, mbrojtësja e tij më e zëshme dhe e ashpër në rrjetet sociale, ka postuar një mesazh të gjatë dhe emocionues për sulmuesin e Al-Nassr.

Ndër të tjera, Katia Aveiro ka zbuluar edhe një episod të pa thënë më parë për yllin portugez. Ajo zbuloi diçka vërtet të dhimbshme, faktin se nëna e saj kishte menduar shumë për të abortuar, kur ishte shtatzënë me Cristiano Ronaldon. 

“Cristiano, i cili lindi kur nuk duhej të kishte lindur. Nënë Dolores nuk duroi dot më. Ajo nuk mund ta kishte atë fëmijë, ushqimi ishte i pakët, mundi shumë i madh dhe ndonjëherë ajo që kishte, nuk mjaftonte për të ushqyer kaq shumë gojë. 

Dolores donte të bënte një abort, por diçka e ndaloi në minutën e fundit. Dhe ai fëmijë lindi. 39 vjet më parë, nëna Dolores mori vendimin kundër të gjitha gjasave dhe fëmija erdhi. E mori në kokë se nuk do të ishte si hijet. Se ai nuk do të jetë si babai i tij, i cili iu dorëzua alkoolit dhe prandaj Cristiano nuk piu asnjë pikë alkool. 

Zbulimi tronditës, i pa ditur më parë: “Nëna Dolores
Familja Ronaldo, Cristiano bashkë me nënë Dolores, motrat, Georginën dhe djalin...

E mori në kokë se do të arrinte në majën e botës. Dhe ai e bëri misionin e tij që të mos harrojë kurrë se nga erdhi në këtë rrugëtim drejt yjeve, duke i mbështetur të gjithë, duke i bërë të gjithë më shumë se sa kishin ëndërruar. Sot, në ditën kur ai kalon një pikë që nuk e ka arritur kurrë më parë, është koha për të festuar të përsosurën e të gjithë meshkujve të papërsosur. 

Ju dhe unë jemi thjesht të vdekshëm. Cristiano është diçka tjetër. Ai do të vdesë si ne, por pastaj do të dërgohet në kopshtin e të pavdekshmëve. Dhe atje ai do të mund të pijë një gotë verë për herë të parë. Një verë nga të korrat e perëndive”,- thuhet në mesazhin e Katia Aveiro, motrës së CR7-s marrë nga shkrimtari Luis Osorio. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll