Bota

TRAGJEDIA e 'Titan'! Pesë pyetje pa përgjigje për shkatërimin e nëndetëses

Pyetjet ngrihen, pasi akoma nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shpërthimin e anijes e projektuar posaçërisht për t'i bërë ballë thellësive ekstreme.

23 Qershor 2023, 17:22 Nga f.i
TRAGJEDIA e 'Titan'! Pesë pyetje pa përgjigje për
nëndetësja Titan

SHBA- Pas tragjedisë me pesë të vdekur, në një artikull nga The Sun ngrihen pesë pyetje pa përgjigje mbas shkatërimit të nëndetëses 'Titan', mes frikës se trupat mund të mos gjenden kurrë. Pyetjet ngrihen, pasi akoma nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shpërthimin e anijes e projektuar posaçërisht për t'i bërë ballë thellësive ekstreme.

Cilat ishin zhurmat e goditjeve?

Të mërkurën, u raportua për tinguj nën ujë gjatë kërkimit për nëndetësen e zhdukur ”Titan”. Në atë kohë, ajo ngjalli shpresa të reja se anëtarët e ekuipazhit mund të kishin sinjalizuar për ndihmë. Megjithatë, kundëradmirali Mauger tha se nuk duket të ketë ndonjë lidhje midis zhurmave nënujore të zbuluara gjatë misionit të kërkim-shpëtimit dhe vendndodhjes së mbeturinave në fund të detit. Mbetet e panjohur pra se cilat ishin zhurmat e goditjeve.

Pse pati një vonesë tetëorëshe përpara se të jepej alarmi?

”OceanGate Expeditions” është kritikuar për një vonesë tetëorëshe përpara se të lajmëronte Rojen Bregdetare të SHBA-së se kishte humbur kontaktin me ”Titan”-in. Anija u zhyt në orën 13:00 GMT, të dielën, rreth 650 kilometra, në juglindje të St John’s, Neëfoundland. Por, afërsisht pas një ore e 45 minutash në zbritje, ajo humbi kontaktet. ”OceanGate” nuk e ka shpjeguar vonesën.

Pse u përdor kjo nëndetëse edhe pse ishin ngritur shqetësimet e sigurisë?

Një seri gabimesh të rëndësishme sigurie u bënë përpara se nëndetësja të zhdukej gjatë udhëtimit për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut.

Në një intervistë përpara se anija të humbiste, CEO i ”OceanGate” Stockton Rush – i cili ishte në bord – pohoi se duhet të kishte kufizime për masat paraprake të sigurisë. Ai i tha CBS se ”në një moment, siguria është thjesht një humbje e pastër”. Është zbuluar se ”OceanGate” ishte e përfshirë në një proces të madh gjyqësor për frikën për sigurinë e nëndetëses.

Ish-punonjësi, David Lochridge pretendon se ai u pushua nga puna pasi u ankua se anija nuk ishte në gjendje të zbriste në thellësitë ekstreme të nevojshme për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut. Dosjet ligjore tregojnë se ”OceanGate” paditi Lochridge, i cili ishte “përgjegjës për sigurinë e të gjithë ekuipazhit dhe klientëve, për zbulimin e informacionit konfidencial në lidhje me ”Titan”-in. Megjithatë, Lochridge më pas paraqiti një kundërpadi duke pretenduar se ai ishte shkarkuar gabimisht. Në nëntor 2018, çështja u zgjidh jashtë gjykatës.

Pse nuk kishte një sinjal pamor sigurie emergjente?

David Pogue, një reporter i CBS Sunday Morning dhe ish-pasagjer i ”Titan”-it, zbuloi se ndërsa anija kishte humbur një herë vitin e kaluar ai vuri në dyshim sistemin e urgjencës së kompanisë. Ai tha se anija nuk kishte një sinjal pamor “kjo nëndetëse nuk ka asnjë lloj fener të tillë”.

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll