Bota

FSK marshim në Mitrovicë/ Komandanti i ushtrisë serbe thirrje KFOR-it: Të mbrohet populli serb në Kosovë

Mojsilloviç ka kërkuar nga KFOR-i masa urgjente për “mbrojtjen e popullit serb”.

23 Qershor 2023, 16:38 Nga f.i
FSK marshim në Mitrovicë/ Komandanti i ushtrisë serbe thirrje
FSK

KOSOVË- Komandanti i forcave të ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se ka kërkuar nga KFOR-i masa urgjente për “mbrojtjen e popullit serb”. Reagimi i tij ka ardhu, pasi FSK ka sqaruar se në kuadër të planit tre mujor të trajnimeve për muajin qershor, sot kanë realizuar marshimin 12 kilometra në zonën e përgjegjësisë në rajonin e Mitrovicës.

”Sipas fakteve, e informova komandantin e KFOR-it se kërkojmë masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë. Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë,”-ka thënë Milan Mojsiloviç.

Në videon e siguruar nga JOQ, shihen ushtarët e FSK-së teksa marshojnë në Mitrovicë të ngarkuar me çanta dhe armë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll