Bota

Kryeministri i Kroacisë vizitë zyrtare në Serbi pas shumë vitesh

Në takimin e kryeministrave të Kroacisë dhe Serbisë do të marrin pjesë ministri serb për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Tomisllav Zhigmanov dhe ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç.

23 Qershor 2023, 15:38 Nga f.i
Kryeministri i Kroacisë vizitë zyrtare në Serbi pas shumë
Andrej Pllenkoviç dhe Ana Bërnabiç

SERBI- Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç ka arritur në Serbi. Mediat serbe shkruajnë se në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopin e Sremit, Fabijan Svalin. Pllenkoviç, nga Mitrovica e Sremit do të shkojë në Suboticë, ku do të takohet me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Pllenkoviç dhe Bërnabiç, me delegacionet e tyre, do të marrin pjesë në hapjen e Shtëpisë Kroate Amëza (Matica) në Suboticë. Në takimin e kryeministrave të Kroacisë dhe Serbisë do të marrin pjesë ministri serb për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Tomisllav Zhigmanov dhe ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç, njoftuan nga Qeveria në Beograd.

Këshilli Kombëtar Kroat thekson se kjo është vizita e parë e një kryeministri kroat në komunitetin kombëtar të kroatëve në Serbi dhe se ata mbështesin takimet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë në nivelin më të lartë.

serbi andrej pllenkoviç ana bërnabiç

Sondazh

Poll