Bota

Debati për vendndodhjen e ambasadës, diplomati rus proteston i vetëm në Australi

Protesta e tij vjen pas vendimit të javës së kaluar të Australisë për t’ia shkëputur kontratën e qiradhënies, të dhënë në vitin 2008, për arsye të “sigurisë kombëtare”.

23 Qershor 2023, 15:55 Nga f.i
Debati për vendndodhjen e ambasadës, diplomati rus proteston i
foto ilustruese

AUSTRALI- Një diplomat rus ka qëndruar pranë parlamentit të Australisë në shenjë kundërshtie pas një mosmarrëveshjeje për lokacionin ku Rusia dëshiron ta ndërtojë ambasadën e saj të re, shkruan BBC. Protesta e tij vjen pas vendimit të javës së kaluar të Australisë për t’ia shkëputur kontratën e qiradhënies, të dhënë në vitin 2008, për arsye të “sigurisë kombëtare”. Rusia tha se do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka përshkruar vendimin e Australisë si një tjetër shembull të “histerisë rusofobe që po vazhdon në vendet e Perëndimit”.  Është e paqartë mbi çfarë "bazash kushtetuese" Rusia do të kundërshtojë ligjet, por ajo ka kërkuar një urdhër për të shtyrë çdo lëvizje për të rimarrë vendin derisa të vendoset sfida ligjore.

Në ankesën e dorëzuar në gjykatë, Rusia thotë se ka shpenzuar tashmë 8.2 milion dollarë për ndërtimin, i cili ka ecur ngadalë.

diplomati rus

Sondazh

Poll