Bota

'E ndaluam armikun'/ Zëvendësministrja e Mbrojtjes: Kemi zmbrapsur ofensivën ruse në lindje

Ukraina është në fazat fillestare të kundërsulmit të saj më ambicioz deri më tani që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022. 

23 Qershor 2023, 15:25 Nga a.l
'E ndaluam armikun'/ Zëvendësministrja e Mbrojtjes: Kemi
Hanna Maliar

UKRAINË- Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ndaluar një ofensivë ruse në lindje të vendit drejt qyteteve Kupiansk dhe Lyman. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar në një intervistë me televizionin ukrainas, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne patëm beteja shumë të ashpra në drejtimet Kupiansk dhe Lyman, por ushtarët tanë ndaluan armikun atje", tha ajo. 

Ukraina është në fazat fillestare të kundërsulmit të saj më ambicioz deri më tani që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022. Por Rusia ende mban një pjesë të territorit në Ukrainën lindore dhe jugore dhe forcat ukrainase nuk kanë arritur ende në linjat kryesore mbrojtëse që Rusia ka pasur muaj për t'i përgatitur. 

hanna maliar

Sondazh

Poll