Bota

Hapi i radhës larg familjes mbretërore! Harry dhe Meghan duan të marrin mbiemrin e Princeshë Dianës

Sipas Bower kjo do të ishte një shkëputje nga familja mbretërore dhe qëllimi kryesor i Meghan Markle për të qenë Zonja e re Diana, do të realizohej.

23 Qershor 2023, 16:51 Nga f.i
Hapi i radhës larg familjes mbretërore! Harry dhe Meghan duan të
Princeshë Diana, Harry dhe Meghan

BRITANI E MADHE- Harry dhe Meghan me hapin e radhës janë gjithmonë e më shumë larg familjes mbretërore. Mediat e huaja raportojnë se Duka dhe dukesha e Sussex dëshirojnë të ndërrojnë mbiemrin dhe  të marrin mbiemrin Spencer si Lady Diana. Lëvizjet e tyre me autoritetet britanike për ndryshimin e mbiemrit kanë filluar.

Eksperti mbretëror,Tom Bower deklaroi se ata besojnë se ndryshimi është një "një ofertë për t'u lidhur me Dianën", pas bujës me Spare (autobiografia e princit e publikuar në janar). Sipas Bower kjo do të ishte një shkëputje nga familja mbretërore dhe qëllimi kryesor i Meghan Markle për të qenë Zonja e re Diana, do të realizohej.

"Ai do të marrë mbiemrin e nënës së tij. Gjithçka ka të bëjë me shkëputjen. Ata gjithashtu do të hiqnin dorë nga titulli i Sussex,"- tha eksperti, Tom Bower.

Princi Harry dhe Meghan Markle nënshkruan marrëveshje me marka të ndryshme pas largimit të tyre nga familja mbretërore në fillim të vitit 2020, duke përfshirë Netflix dhe Penguin Random House. Çifti publikoi dokumentacionin e tyre të Netflix në dhjetor 2022.

princeshe diana harry dhe meghan

Sondazh

Poll