Politike

Sa paguhen këshilltarët e Kryeministrit dhe Presidentit/ Ekspertët deri në 1.5 mln lekë, ndiqen nga këshilltarët me 1.3 mln lekë

Në fletoren zyrtare të 21 qershorit 2023 janë publikuar të kategorizuar paga e këtyre këshilltarëve të cilët emërohen nga vetë drejtuesit e institucioneve dhe pagesa përcaktohet nga ata.

23 Qershor 2023, 15:01 Nga I.A
Sa paguhen këshilltarët e Kryeministrit dhe Presidentit/
Kryeministria

TIRANË- Me pagat e reja të miratuara në Kuvend, këshilltarët apo ndihmësit e presidentit, kryeministrit, ministrave apo titullarëve mund të paguhen deri në 130 mijë lekë të reja. Në fletoren zyrtare të 21 qershorit 2023 janë publikuar të kategorizuar paga e këtyre këshilltarëve të cilët emërohen nga vetë drejtuesit e institucioneve dhe pagesa përcaktohet nga ata.

Paga më e lartë është ajo e këshilltarit të presidentit dhe e kryeministrit që shkon deri në masën 130 mijë lekë reja. Ndërkohë që këshilltarët e jashtëm të titullarëve e institucioneve paga u shkon deri në 110 mijë lekë të reja në muaj.

“Përjashtimisht, Kryeministri ka të drejtë të angazhojë si këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë/konsulentë të njohur ndërkombëtarisht, me një pagesë jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë në muaj, për një periudhë angazhimi jo më shumë sesa kohëzgjatja e mandatit të tij” thuhet në pikën 3 të vendimit nr 325, datë 31 maj 2023.

Ndërkohë që ekspertët që mund të punësohet nga kryeministrti apo Presidenti paguhen në varësi kategorisë së tyre. Kjo pasi eksperti i kategorisë së parë, 153 mijë lekë në muaj, ndërsa eksperti i kategorisë së dytë, 129 mijë lekë në muaj.

pagat e keshilltareve

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll