Politike

Betimi i kryetarit të ri të Bashkisë në Has, tensione në konstituimin e Këshillit Bashkiak, kryetari në ikje kërkoi mbledhje tjetër

13 anëtarët e këshillit vijuan normalisht punën në verifikimin e mandateve për këshilltarët prezent, duke mos marrë në konsideratë kërkesën e Liman Morinës.

23 Qershor 2023, 14:19 Nga A.B
Betimi i kryetarit të ri të Bashkisë në Has, tensione
Bashkia

KUKËS- Përplasje mes anëtarëve të rinj dhe kryetarit të zgjedhur me administratë në Bashkinë Has. Miftar Dauti, kryetari i zgjedhur nuk është lejuar të futet në sallën e mbledhjes së Këshillit dhe dera kanë qenë e kyçur. 

Grupi i këshilltarëve prej 12 të zgjedhurish nga 21 që ka gjithsej këshilli i Bashkisë Has ka vijuar mbledhjen në hollin e katit të parë të godinës së bashkisë të improvizuar. Më pas ka mbërritur kryetari në ikje i Bashkisë së Hasit Liman Morina, i cili u ka kërkuar anëtarëve prezent të ulen për diskutim për zhvillimin e mbledhjes në një ditë tjetër, kërkesë kjo e refuzuar nga anëtarët e djathtë.

13 anëtarët e këshillit kanë vijuar normalisht punën në verifikimin e mandateve për këshilltarët prezent, zgjedhjen e kryetarit të ri të këshillit e betimin e kryetarit të ri të Bashkisë Has, Miftar Dauti./Dosja.al

bashkia has miftar dauti liman morina

Sondazh

Poll