Politike

Rama: Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës

Rama bëri të ditur se dy ditë më parë u ka dërguar një letër Presidentit të Francës Macron dhe Kancelarit të Gjermanisë Scholz që të ndërhyjnë për t’i dhënë një shtysë të re raportit mes Kosovës dhe Serbisë që prej disa javësh tashmë janë në klimë tensioni.

23 Qershor 2023, 13:08 Nga k.m.
Rama: Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe njëherë thirrje që Serbia të lirojë 3 policët e Kosovës që i mban të arrestuar prej disa ditësh. Në një konferencë shtypi nga Kryeministria, Rama e konsideron të papranueshme këtë ngjarje dhe lajthitje shtetërore.

“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është pajustifikueshme dhe e papranueshme. Ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve të huaj për arrestimet në veri të individëve të caktuar të minirotetit serb nga forcat policore të Kosovës është tejet shqetësuese sepse shtete demokratike nuk i përgjigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara. Nëse Serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri, këto pretendime nuk argumentohen duke mbajtur peng 3 policë shqiqtarë në Serbi por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar, EULEX-i, KFOR-in dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia e cila duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar. Unë sot e përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte, pa nëse, të tre efektivëve të Policisë së Kosovës jo vetëm sepse kjo është shkelje e të drejtave të njeriut por sepse pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e de-eskalimit,”- tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

E po ashtu, ndër të tjera, Rama bëri të ditur se dy ditë më parë u ka dërguar një letër Presidentit të Francës Macron dhe Kancelarit të Gjermanisë Scholz që të ndërhyjnë për t’i dhënë një shtysë të re raportit mes Kosovës dhe Serbisë që prej disa javësh tashmë janë në klimë tensioni.

“Nga ana tjetër dua t’ju informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë pas asaj të statutit, Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz, për dijeni edhe Presidentit të KiE lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re konkrete të Francës dhe Gjermanisë që plani franko-gjerman të zbatohet medoemos. Në kushtet kur degradimi i situatës në veri po e rrit me orë klimën e tensionit duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë çka do ishte një katastrofë në mes të së cilës do përshihej pastaj paevitueshmërisht KFOR-i.

Por përplasja e cila edhe sikur 3 orë të zgjaste do rezultonte fatale dhe për gjithë çka është bërë në këto vite përpjekje nisma, ndërveprime, në Ballkanin Perëndimor,”- u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

edi rama edi rama 23 qershor 2023

Sondazh

Poll