Politike

Kurti&Vuçiç/ Rama: Dilni nga politika ‘Tomy-Jerry’, Macron e Scholz t’i mbyllin të dy brenda derisa të zbatohet plani franko-gjerman

Po ashtu ai ka theksuar se nëse është e nevojshme le të mbyllen brenda një konference deri sa të firmosin të dy marrëveshjen bazë.  

23 Qershor 2023, 13:57 Nga I.A
Kurti&Vuçiç/ Rama: Dilni nga politika
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç që të dalin nga politika Tomy-Jerry. Gjatë një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se është e rëndësishme që Emmanuel Mascon dhe Olaf Scholz të ndërhyjnë dhe të kërkojnë zbatimin e planit franko-gjerman. Po ashtu ai ka theksuar se nëse është e nevojshme le të mbyllen brenda një konference deri sa të firmosin të dy marrëveshjen bazë.  

"Të dalim patjetër nga kjo politike Tomy and Jerry. Të evitojmë skenarin e përkeqësimit të Kosovës apo izolimit të Serbisë. S’janë fare skenarë të mirë për ne, asnjë dobi kombëtare nuk ka për ne. Na cenon ne në këtë rrugë, në rrugën që ne duam të bëhemi dhe do të bëhemi me patjetër si shtet në sy të të gjithëve dhe si port për të gjithë. Çfarë destincacioni në Ballkan do bëhemi ne nëse Ballkani zhargavitet nga konflitet. Fakti që sot ka nisur vala e parë e sanksioneve, çfarë të mirë i sjell së nesërmes. Nëse e nesërmja nuk matet me pikët elektorale. Prandaj duke mbështetur përpjekjet që janë bërë dhe punën edhe nga Borrell edhe nga Lajccak dhe nga Escobar edhe të tjerë. Është e domosdoshme që Macon dhe Scholz të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë, që mbeti pa u firmosur por që palët thonë se janë dakordësuar. Dy liderët bashkë me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll