Politike

PD me kandidat tjetër për kryeministër në 2025? Berisha: Jam afër me Gazment Bardhin, por do të ketë votim në primare

I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se kandidati për kryeministër do të zgjidhet nga primaret e PD-së.

23 Qershor 2023, 12:56 Nga I.A
PD me kandidat tjetër për kryeministër në 2025? Berisha: Jam
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se qëndrimet e tij për kandidatin për kryeministër të vendit janë të aferta me të Gazment Bardhit. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se kandidati për kryeministër do të zgjidhet nga primaret e PD-së.

Pyetje: Bardhi deklaroi se me Sali Berishën kandidat për kryeministër në 2025 nuk do ti bashkohet grupit tuaj. Do të jeni kandidat në 2025 apo mund të nxirrni një kandidat tjetër?

Berisha: Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast. Unë kam deklaruar se edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do ketë votim primaresh për kryeministër. Nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por këtë detyrim e ka Sali Berisha, do ketë një votë për kryeministër. Do të ketë votë për kryeministrin. Asnjeri nuk mund ta kundërshtojë votën masive për mua, ta zëmë.

sali berisha

Sondazh

Poll