Politike

Tensionet në veri, Rama: Nga kjo situatë përfiton vetëm Rusia 

Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se rajoni i Ballkanit nuk është vetëm i Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, por i të gjithë neve.

23 Qershor 2023, 13:59 Nga I.A
Tensionet në veri, Rama: Nga kjo situatë përfiton vetëm
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga tensionet e krijuara në veri të Kosovës i vetmi vend që përfiton është Rusia. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se rajoni i Ballkanit nuk është vetëm i Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, por i të gjithë neve. Rama shtoi se në jemi në mes të Evropës që kërkon vetëm paqe.

"Ky rajon është ai se çdo ditë po përpiqet të heqë atë damkën e tmerrshme të historisë dhe rizgjohet në anën e gabuar. Duhet ta kuptojnë të gjithë që kërkojnë të shtyjnë zvarrë këtë proces është se interesi ynë kombëtare e si shtet kërcënohet nga kjo situatë. Ky rajon nuk është as i Abinit e as i Aleksandrit, po i popujve që e popullojnë dhe që e administrojnë. Sot jemi në mes të një Europe që kërkon me çdo kusht të mbështesë paqen. Kjo situatë i shkon përshtat vetëm një fuqie që është Rusia dhe asnjë shtetit tjetër. Nga kjo përplasje nuk fiton as Europa, Europa mes nesh, fiton vetëm Rusia," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll