Politike

Berisha: Druaj se pas sulmit të policisë në kampin e MEK një peshë specifike të ketë dosja McGonigal e Edi Ramës

Duke folur për mediat, Berisha ka theksuar se çështja McGonigal ka dy dosje shqiptaren dhe rusen dhe se sipas tij këto dosje janë bashkuar. 

23 Qershor 2023, 13:36 Nga I.A
Berisha: Druaj se pas sulmit të policisë në kampin e MEK një
Sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ka dyshime se aksioni në kampin e muxhahedinëve ka një peshë specifike të dosjes 'McGonigal'. Duke folur për mediat, Berisha ka theksuar se çështja McGonigal ka dy dosje shqiptaren dhe rusen dhe se sipas tij këto dosje janë bashkuar. 

"Çështja McGonigal ka dy dosje, ka dosjen shqiptare dhe dosjen ruse. Thuhet tani se, ka një bashkim të këtyre dy dosjeve dhe fijet e saj çojnë përtej korrupsionit dhe fijet e saj çojnë në lidhje krejt të tjera. Të presim, kemi drejtësi të plotë te drejtësia e SHBA. Ajo që bie në sy janë qëndrimet totalisht të dezekulibruara të Edi Ramës, me të cilat përpiqet të kapet pas çdo gjëje që të mund të bëhet i rëndësishëm. Druaj shumë se edhe prapa sulmit që u bë në kampin e Ashraf 3, të ketë një peshë të veçantë specifike, dosja e tij McGonigal. Druaj shumë, po e ndjekim," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll