Politike

Berisha: Butrinti do bëhet një çështje botërore. Nuk do të pranojmë një vendim të korruptuar të Kushtetueses

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se ata nuk kanë për të pranuar një vendim të korruptuar të Gjykatës Kushtetuese. 

23 Qershor 2023, 12:45 Nga I.A
Berisha: Butrinti do bëhet një çështje botërore. Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për koncesionin e Butrintit duke theksuar se do të bëhet një çështje botërore. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se ata nuk kanë për të pranuar një vendim të korruptuar të Gjykatës Kushtetuese. 

"Po kështu, kanë shtyre dhe përpiqen ta kalojnë çështjen e Butrinit. Ajo do të bëhet një çështje botërore, ndërkombëtare, dhe nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj gjykate, sepse janë shkelur të gjitha nenet. Është gjithçka në konflikt interesi në procesin e këtij koncesioni. Në konflikt interesi. Është një nga mega aferat më korrutive. Është shkatërrimi i një nga pasurive më të mëdha publike të shqiptarëve, që është parku kombëtar i Butrintit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll