Politike

Berisha: Këto zgjedhje nuk mund të njihen. Pamjet KAS-i i ka quajtur normale. Armiku më i keq i ligjit është juristi i korruptuar

Po ashtu ai ka shtuar se armiqtë më të këqinj të ligjit, janë juristët e korruptuar dhe se e njëjti manipulim i votës ka ndodhur në mbi 70-80% e qendrave në mbarë Shqipërinë.

23 Qershor 2023, 12:43 Nga I.A
Berisha: Këto zgjedhje nuk mund të njihen. Pamjet KAS-i i ka quajtur
Sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se këto zgjedhje nuk mund të njihen. Berisha u shpreh se denoncimet dhe dokumentet ku tregohen se si janë manipuluar votat, KAS-i i ka quajtur normale. Po ashtu ai ka shtuar se armiqtë më të këqinj të ligjit, janë juristët e korruptuar dhe se e njëjti manipulim i votës ka ndodhur në mbi 70-80% e qendrave në mbarë Shqipërinë.

"Janë përdorur të gjitha teknikat për të maskuar, për të manipuluar zgjedhjet, faktikisht nuk ka pasur zgjedhje. Këto video i ka vlerësuar, parë KAS-i dhe i ka quajtur normale. A mund të imagjinoni ju një institucion. Kam konstatuar se armiqtë më të këqinj të ligjit, janë juristët e korruptuar. Mos e harroni këtë që ju thashë. Ligji nuk ka armiq më të egër se juristin e korruptuar. Qoftë ai gjykatës, prokuror, nënpunës, ministër, qoftë çfarë do qoftë, ai është armiku më i egër i ligjit. Këto ishin disa qendra, por ju garantoj se mbi 70-80% e qendrave në mbarë Shqipërinë kanë qenë të këtij karakteri, kaosi. Kudo punonjësi i pajisjes së identifikimit ka luajtur rolin e xhandarit të votës dhe të zgjedhësit. Aty ku ka pasur makineri votimi kanë votuar për ta. Ndaj dhe këto zgjedhje nuk mund të njihen. Këto zgjedhje janë dëshmia më e fortë, më flagrante e domosdoshmërisë jetike, për tu ngritur shqiptarët në protestë dhe për të rikthyer votën e lirë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll