Politike

Berisha: Paraqesim fakte dhe dokumente që rrëzojnë në mënyrë përfundimtare zgjedhjet e 14 majit

Berisha u shpreh se ta po finalizojnë raportin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor, ku sipas tij faktohen të gjitha shkeljet e rënda. 

23 Qershor 2023, 12:39 Nga I.A
Berisha: Paraqesim fakte dhe dokumente që rrëzojnë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sot duke paraqitur fakte dhe video që sipas tij rrëzojnë zgjedhjet e 14 majit. Berisha u shpreh se ta po finalizojnë raportin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor, ku sipas tij faktohen të gjitha shkeljet e rënda. 

"E them përsëri, që përsëritja e të njëjtës temë nuk është ndonjëherë atraksion për mediat, por kur është një gjë themelore, shmangia e saj përbën një gabim të pafalshëm. Pikërisht kjo më detyron mua të paraqes për të shumtën herë tek ju, fakte dokumente të cilët demaskojnë dhe rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet e 14 majit si procesi më i shëmtuar, më i pabarabartë, si procesi në të cilin u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë, si procesi në të cilin ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit me kaosin e qëllimshëm të krijuar, me pushtimin e tyre nga një lukuni e tërë punonjës administrate që u sollën si polici elektorale, politike, proces zgjedhor nuk ka pasur. Ne po finalizojmë raportin në të cilin faktojmë të gjitha aspektet e rënda të dhunimit të këtyre zgjedhjeve. Ndaj dhe këtë bisedë me ju do ta filloj me këtë çështje," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll