Politike

Meta për legalizimin e kanabisit: Akt kriminal me pasoja të shumanshme, tërheqja e këtij ligji është rruga për të ndaluar këtë murtajë

Meta ka shtuar se tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës.

23 Qershor 2023, 12:22 Nga I.A
Meta për legalizimin e kanabisit: Akt kriminal me pasoja të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se me legalizimin e kanabisit asnjë qytetar nuk do të jetë i qetë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta e ka quajtur këtë një akt kriminal me pasoja të shumanshme. Meta ka shtuar se tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës.

“Asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë në familjen e tij, e cila do të goditet në një mënyrë apo në një tjetër nga legalizimi i drogës, pasi ky është një akt kriminal me pasoja të shumanshme, familjare, shëndetësore,  shoqërore dhe ekonomike. Tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin, që ka shkatërruar imazhin e tij që ka larguar investimet dhe që ka shtuar pasigurinë në vend dhe në shoqërinë tonë,” shkruan Meta.

ilir meta legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll