Politike

Ministrja "misterioze" e Qeverisë Rama. Përse mungon fotoja në faqen e Kryeministrisë?

Në datën 28 korrik të vitit 2022, presidenti Bajram Begaj dekretoi Majlinda Dhuka, Ministër Shteti si dhe i është veshur një pozicion diplomatik si Kryenegociatore

22 Qershor 2023, 22:43 Nga m.s
Ministrja "misterioze" e Qeverisë Rama. Përse mungon fotoja
faqja e Kryeministrise

TIRANE- Nëse shfletoni faqen e Kryeministrisë, paraqiten me foto e me një shpjegim postet përkatës të çdo ministri. Por teksa të gjithë janë “kopsitur” mjaft mirë, aty vihet re lehtësisht një ministre, së cilës i mungon fotoja. 

Ministrja misterioze e qeverisë për të cilën po flasim është Majlinda Dhuka, e cila në shpjegimin që ka poshtë fotos është: Ministër Shteti dhe Kryenegociator. 

Ministrja "misterioze" e Qeverisë Rama. Përse mungon fotoja
Majlinda Dhuka

Ajo çfarë na shtoi kureshtjen lidhet me faktin se çfarë është bërë pengesë që kjo ministre, mos të ketë një foto zyrtare sikundër ministrat e tjerë? 

Pse ky mister për ministren Dhuka? Në datën 28 korrik të vitit 2022, presidenti Bajram Begaj dekretoi Majlinda Dhuka, Ministër Shteti si dhe i është veshur një pozicion diplomatik si Kryenegociatore. /Dosja.al 

majlinda dhuka ministër shteti kryenegociator

Sondazh

Poll