Takimi në Bruksel/ Rama: Pa lirimin e 3 policëve nga Serbia, s'ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim!
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve në Bruksel të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti d...
Lulzim Basha dhe Gjergj Hani janë zyrtarisht dy kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike
TIRANE- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar dy kandidaturat për kreun e partisë, atë të Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit. Dy emrat janë miratuar sot si kandidatura në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Zgjedhjet për kreun e PD-së do të mbahen më 29 korrik. Kryesia e Partisë Demokratike kishte një mesazh edhe për ata që kanë bojkotuar, duke e vlerësuar si të papranueshëm qëndrimin bojkotues. Kryesia thotë se fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes politike.
Njoftimi
"Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariti Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:
– Gjergj Tomor Hani
– Lulzim Xhelal Basha
Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.
Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.
Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.
Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë".
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve në Bruksel të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti d...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Mbrëmjen e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike së vulës. Pritet që dit...
Kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare u mbyll me miratimin e të gjitha projektligjeve. Në fund të seancës deputetët mblodh&e...
Yuri Kim TIRANE- Ambasadorja amerikane në largim, Yuri Kim, në ceremoninë e pavarësisë së Amerikës, iu ka drejtuar nj&eu...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend tha se vendi përballet nga d...
Arben Ahmetaj TIRANË- Merr fund marrja në pyetje e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Pas më shumë se 6 orësh, Ahmetaj doli nga instituc...
Bledi Cuci TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se hapja e pikës së përbashkët të kalimi...
Ilir Meta TIRANE- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. ...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për gjendjen e PD-së. Në një intervistë q&eum...
Bledjon Nallbati TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në PD-në e v...