Aktualitet

E RËNDË në Përmet, la shtatzënë një 12-vjeçare, arrestohet 23-vjeçari nga Mallakastra

Deri më tani mësohet se vajza jetonte me gjyshen ndërsa prindërit i kishte në Greqi, por ka qenë i ati që e ka dërguar në spital pasi vajza i ankohej se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore.

23 Qershor 2023, 12:48 Nga k.m.
E RËNDË në Përmet, la shtatzënë një
Foto ilustruese

PËRMET- Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë në Përmet, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene nga qyteti i Përmetit. Nga informacionet e para mësohet se mes djalit të identifikuar me inicialet B.L. dhe vajza minorene ka pasur raport intim.

Deri më tani mësohet se vajza jetonte me gjyshen ndërsa prindërit i kishte në Greqi, por ka qenë i ati që e ka dërguar në spital pasi vajza i ankohej se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore.

Pas vizitës në spitalin e Përmetit ka rezultuar se ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. E pasi e kanë pyetur për marrëdhëniet intime, vajza ka treguar emrin e djalit i cili më pas është arrestuar. Nga informacionet e para rezulton se djali ishte person me precedentë penalë.

vijon...

permet

Sondazh

Poll