Studentët e Mjekësisë në protestë: Nuk pranojmë punësimin me detyrim në Shqipëri (KËRKESAT)
Studentet ne proteste TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dyt...
Autorët, njëri prej tyre 18 vjeç dhe tjetri 46, janë kapur duke ndarë doza të ndryshme kanabisi dhe kokaine në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe me gjerë.
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Autorët, njëri prej tyre 18 vjeç dhe tjetri 46, janë kapur duke ndarë doza të ndryshme kanabisi dhe kokaine në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe me gjerë.
46-vjeçarit iu gjet në makinën tip “Audi” një sasi kokainë. Policia kreu kontrolle edhe në një servis që është në pronësi të tij, ku konstatoi mjetin “Porsche” me drejtues 18 vjeçarin. Gjatë kontrollit, u gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Po ashtu u sekuestrua si provë edhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një peshore elektronike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre.
Si rezultat i kontrolleve u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A. H., 18 vjeç, dhe D. Sh., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Rrugën e Elbasanit, kanë lokalizuar automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin D. Sh., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në një servis në posedim nga 46-vjeçari, në Mullet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip "Porsche" me drejtues shtetasin A. H., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. H. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Studentet ne proteste TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dyt...
Proteste TIRANË- Studentët e Mjekësisë do të dalin sërish në protestë paraditën e sotme. Me anë t&eu...
Mitrovice KOSOVË- Dy shqiptarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e sulmuesv...
Kanabisi DIBËR- 233 rrënjë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në Dibër. Mësohet se kanabisi është...
Moti TIRANË- Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjellët p...
Bruno Mamali TIRANE- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga Kombinati. Bruno Mamali tregon se në 8 Maj...
Rruget Bizneset që duan të marrin pjesë në tenderat publikë do të paguajnë një tarifë për të dhë...
Suzana Golemi SHKODËR- Rektorja e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, e cila është pezulluar n...
Mustafa Beheshti TIRANE- Një ish-anëtar i MEK, Mustafa Beheshti, 40-vjeç, ka treguar se çfarë ndodh brenda rezidencës n&e...
Policia KORÇË- Zbardhet plagosja e 52-vjeçarit. U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga gru...