Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina kthehet përmbys, trafik i rënduar

Një makinë tip “Range Rover” është përplasur me trotuarin dhe si pasojë e impaktit të përplasjes mjeti është kthyer përmbys. 

23 Qershor 2023, 11:30 Nga k.m.
Aksident në Tiranë/ Makina kthehet përmbys, trafik i rënduar
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë afër Kasharit. Mësohet se një makinë tip “Range Rover” është përplasur me trotuarin dhe si pasojë e impaktit të përplasjes mjeti është kthyer përmbys. 

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje, por ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur. Si rrjedhojë e incidentit është krijuar një trafik i rënduar në zonë.

aksident ne kashar

Sondazh

Poll