Aktualitet

Arben Ahmetaj gati 6 orë në SPAK për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, zbulohet DËSHMIA e ish-ministrit

Para prokurores Enkeleda Millonai Ahmetaj ka sqaruar pozicionin e tij për çështjen e incineratorit të Fierit dhe të Elbasanit, dosje për të cilat po gjykohen ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm të kësaj ministrie, Alqi Bllako. 

23 Qershor 2023, 11:25 Nga k.m.
Arben Ahmetaj gati 6 orë në SPAK për inceneratorët e Fierit
Arben Ahmetaj

TIRANË- Zbulohen detaje nga dëshmia e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj një ditë më parë, (22 qershor 2023) në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas gazetares Keti Banushi, e cila raporton për "ReportTV", para prokurores Enkeleda Millonai Ahmetaj ka sqaruar pozicionin e tij për çështjen e incineratorit të Fierit dhe të Elbasanit, dosje për të cilat po gjykohen ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm të kësaj ministrie, Alqi Bllako. 

Ahmetaj ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen, ndërsa sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses Erjola Hoxha, me të cilën bashkëjeton që nga viti 2022. Sipas Ahmetajt, Zoto nuk ka patur vilë në Hamallaj që t'ja falte dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka patuar asnjë rol vendimmarrës për inceneratorët.

Po ashtu, edhe para hetuesëve ish-zëvendëskryeministri ka mohuar edhe pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Ahmetaj ka sqaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga askush; ndërkohë që sa i takon vilës në Palasë shtoi se nuk ka asnjë lidhje me të. Sipas tij, vila i përket një shtetasje zvicerane dhe se ajo duhet pyetur për arsyetime të mëtejshme. 

Për herë të parë, ish-ministri socialist Arben Ahmetaj u paraqit dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, si person nën hetim, në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen ndaj Ahmetajt për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme. Por ende nuk i është komunikuar asnjë prej tyre. 

Ç'ka ndodhur me Arben Ahmetajn?

Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll