Aktualitet

Eva Buzo ndërpret sfidën, pickohet nga Kandili i detit 10 milje larg Karaburunit, dërgohet në spital

Mësohet se avokatja shqiptare që jeton në Australi, e ka ndërprerë sfidën e saj vetëm 10 milje larg Karaburunit. 

23 Qershor 2023, 12:35 Nga I.A
Eva Buzo ndërpret sfidën, pickohet nga Kandili i detit 10 milje larg
Eva Buzo

KARABURUN- Avokatja shqiptare Eva Buzo ka ndërprerë sfidën e saj për të ardhur me not nga Italia në Shqipëri në gjysëm, pasi është piskuar nga një kandil. Mësohet se avokatja shqiptare që jeton në Australi, e ka ndërprerë sfidën e saj vetëm 10 milje larg Karaburunit. 

Ende nuk dihet se në cilin vend të trupit është pickuar Buzo. Pasi u pickua kanë qenë fillimisht trajnerët e saj të cilët e kanë këshilluar që ta ndërpresë sfidën e saj, por filli misht ajo nuk pranoi. Por më vonë problemet shëndetësore bën që Buzo të tërhiqet dhe të ndërpresë garën e saj. Pasi ndërpreu garën, Buzo është transportuar në spitalin e Vlorës.

Mjeku që po kujdeset për të tha se Eva shkoi me ethe dhe pak e lodhur, kishte shenja nga pickime të ndryshme, por mund të komunikonte. Sipas mjekut edhe tensioni i notares është në rregull, por do t’i duhen të paktën 4 orë për tu rikuperuar edhe nga humbja e lëngjeve.

Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

eva buzo

Sondazh

Poll