23 Qershor 2023, 12:30
Nga k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Një person është arrestuar në Shkodër dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Kjo vjen në kuadër të operacionit ‘Alpe të pastra’ që po kryhet nga policia në zonën e Shkodrës. Nga kontrollet janë gjetur dhe asgjesuar në total 4999 bimë kanabis.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 4180 bimë në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe.
I arrestuari dhe pesë të shpallurit në kërkim janë banues në fshatrat ku janë zbuluar bimët narkotike. Kjo fazë e operacionit u zhvillua gjatë tre ditëve dhe angazhoi në terrene malore të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Fushë Arrëzit, 50 efektivë policie dhe 7 dronë.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Shkodër
Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”. Kjo fazë u zhvillua gjatë 3 ditëve dhe angazhoi në terrene malore të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Fushë Arrëzit, 50 efektivë policie dhe 7 dronë. Gjenden dhe asgjësohen në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa. Identifikohen 6 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.
Si rezultat i fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, skuadra policie të 2 komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, si dhe të Postës së Policisë Fushë Arrëz, të pajisur me disa dronë, gjatë 3 ditëve të fundit, kanë vijuar kontrolle masive në çdo skaj të territorit të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 4180 bimë në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 6 autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Prej tyre, u vu në pranga shtetasi P. Gj., 54 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gj. Gj., 27 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, N. Gj., 21 vjeç, M. H., 26 vjeç dhe F. N., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatrat ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 3270 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetase, autore e dyshuar e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
operacioni alpe të pastra
Aktualitet
23 Qershor 2023, 12:13
k.m.
Safet Gjici
KUKËS- Një mbledhje jo e zakonshme është mbajtur në Këshillin Bashkiak të Kukësit, por pa kryetari...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 11:56
k.m.
Eva Buzo
TIRANË- Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga Shqipëria për në brigjet e It...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 11:40
k.m.
Pamje nga konferenca
TIRANË- Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi tha se përdorimi i drogave të ...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 11:30
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë afër Kasharit. Mësohet se nj&eum...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 11:27
k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit në Berat. Ata hynë në oborrin e n...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 11:25
k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Zbulohen detaje nga dëshmia e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj një ditë më...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 11:22
k.m.
Droga
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë në zona të ndryshme t&eum...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 11:04
f.g
Studentet ne proteste
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dyt...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 09:39
I.A
Proteste
TIRANË- Studentët e Mjekësisë do të dalin sërish në protestë paraditën e sotme. Me anë t&eu...
Aktualitet
23 Qershor 2023, 09:24
I.A
Mitrovice
KOSOVË- Dy shqiptarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e sulmuesv...