Politike

Takimi në Bruksel/ Rama: Pa lirimin e 3 policëve nga Serbia, s'ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim!

Rama shton se sapo policët të kthehen në shtëpi, Franca dhe Gjermania duhet të ndërhyjnë me veprime të forta për të ndaluar atë që ai quan 'spirale absurditeti'.

22 Qershor 2023, 21:03 Nga A.B
Takimi në Bruksel/ Rama: Pa lirimin e 3 policëve nga Serbia, s'ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve në Bruksel të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç sa i takon situatës në veri. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin social 'Twitter' Rama kërkon lirimin e tre policëve nga Serbia, duke theksuar se nëse nuk lihen të lirë, nuk ka vend për hapësirë që të bëhet përparim. 

Rama shton se sapo policët të kthehen në shtëpi, Franca dhe Gjermania duhet të ndërhyjnë me veprime të forta për të ndaluar atë që ai quan 'spirale absurditeti'.

REAGIMI:

Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por së pari gjërat e para: LIRONI 3 POLICËT!

edi rama tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll